Punëtorët e MKRS-së në ditën e pestë të protestës: Nuk e lëshojmë objektin

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 10:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të pestën herë më radhë, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kanë protestuar kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie, raporton EkonomiaOnline.

Labinot Berisha, kryetar i Sindikatës për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se nuk janë kundër vendosjes së Presidencës në këtë objekt, por që janë kundër zhvendosjes se tyre në objekte private.

“Ju e dini qëllimi i kësaj proteste ka të bëjë me refuzimin e MKRS-së në një objekt privat dhe qëllimi i kësaj protestë ka të bëjë me paratë e taksapaguesve tanë që mos të shkojnë duke paguar objekte private dhe kostoja është shumë e madhe. Për neve kjo vendosmëri është që zyrtarët tanë mos të zhvendosen nga ky objekt. Dëshiroj të bëjë me dije se protesta nuk ka të bëjë me dije se protesta nuk ka për qëllim që Presidenca ta refuzojmë në këtë objekt por qëllimi ynë është zhvendosja në prona private”, ka thënë Berisha.

Për këto pesë ditë sa ka filluar protesta, punëtorët në këto dy dikastere po përballen me mungesë të ngrohjes dhe pastrimit. E këto metoda, Berisha po i quan fashiste.

“Në fakt janë edhe disa metoda që ndoshta janë metoda fashiste por neve këto katër-pesë ditë na kanë ndalë edhe ngrohjen në Ministri, do të thotë zyrAt tona janë pa ngrohje dhe njëkohësisht kompania e kontaktuar nga Ministria e Administratës Publike, e kanë ndalë edhe pastrimet e zyrAve. Mendoj që kjo është një formë jashtëzakonisht e dëmshme dhe mendoj që nuk i përngjan një shteti demokratike”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se zgjidhje për këtë kanë bërë vetë punëtorët duke siguruar me mjete vetanake ngrohje për zyre.

Ndërsa ka treguar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Të ngjashme