Tani mund të udhëtoni me autobus në gjithë Kosovën, këto janë kushtet

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Autobusët urbanë dhe ndër-urbanë edhe zyrtarisht do të lejohen ta rifillojnë qarkullimin, pas një ndërprerje dy-mujore të aktivitetit, shkaku i pandemisë SARS-COV2.

Me fillimin e fazës së dytë është paraparë lehtësimi i disa masave dhe me këtë rast edhe fillimi i qarkullimit të linjave urbane dhe ndër-urbane, të cilat duhet t’i respektojnë disa masa.

Ministria e Ambientit dhe Infrastrukturës përmes një vendimi ka lejuar edhe qarkullimin e linjave ndër-urbane. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës.

Ndërkohë në vendim parashihen edhe masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarrin kompanitë e transportit publik.

Ky është vendimi i plotë

Lejohet qarkullimi i linjave nder-urbanePas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të…

Gepostet von Oda Ekonomike e Kosovës am Montag, 18. Mai 2020

Të ngjashme