Qeveria fillon përgatitjet për “Epopenë e UÇK-së”

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 13:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministri i Forcës së Sigurisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra për Çështjen e kategorive të dala nga lufta, të fillojnë përgatitjet për manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, që do të zhvillohet në javën e parë të marsit nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës.

Për nder të kësaj ngjarje, Qeveria e Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri ka njoftuar kabinetin qeveritar me zhvillimet e përgatitjeve për shënimin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë që mbahen nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme