Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e ish-zëvendësministrit Arian Daci

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 12:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 15 mijë eurove për familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Arian Daci, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se këto mjete do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

“Kemi parapa një shumë prej 15 mijë euro ndahet nga kategoria e shpenzimeve rezervë”.

Arian Daci, ishte djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci.

Ai vdiq të shtunën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në qendrën e skijimit në Brezovicë pasi u zu nga një ortek bore.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, January 29, 2019

Të ngjashme