Qeveria ndan mbi 88 mijë e për 50 infermierë që dhanë vaksina ndaj Covid-19

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen buxhetore prej 88 mijë e 620 euro për 50 infermierë që janë angazhuar për dhënien e vaksinave ndaj Covid-19, raporton Ekonomia Online.

“Ndarja e 88 mijë e 620 euro për 50 infermierë për dhënien e vaksinave kërkesat e vazhdueshme për dhënien e vaksinave sidomos në komunën e Prishtinës propozoj që të aprovohet kjo ndarje buxhetore pasi janë në pritje”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duke pas parasysh rëndësinë e procesit të vaksinimit sidomos në komunën e Prishtinës duke parë që edhe interesimi i qytetarëve është shumë i madh propozoj që të votohet ky propozim”.

Të ngjashme