Qytetarët kërkojnë që të investohet më shumë në pishinën e Gërmisë

Prishtinë | 29 Qer 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Natyra dhe ajri i pastër që e karakterizon parkun e Gërmisë, e bënë këtë pishinë që të vizitohet nga shumë njerëz të anëve të ndryshme.

Një qytetar madje e fton kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, që ta vizitojë këtë pishinë për një arsye.

Adnan Krasniqi me të ardhur nga Gjermania, erdhi në pishinën e Gërmisë për t’u freskuar.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ky qytetarë thotë se Prishtinës i duhen më shumë vende të tilla.

Një tjetër person që dikur punonte si shpëtimtar në këtë pishinë, ka ankesa për mirëmbajtjen e saj.

E, ata që e shijojnë më së shumti kohën në pishinë duket se janë fëmijët.

Vitin e kaluar kjo pishinë ishte hapur me një muaj vonesë për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa edhe numri i personave të lejuar brenda saj ishte i limituar, ndërsa këtë vit i është rikthyer normalitetit.

Ndërkaq, çmimet do të mbesin të njëjta, 2 euro për të rritur, 1 për fëmijë.

Për ta shikuar materialin e përgatitur nga gazetari Sefer Demiri, klikoni në video. 

Të ngjashme