Qytetarëve u bëhet thirrje që sa më shumë t’i përdorin biçikletat e jo automjetet

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 12:51 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës Evropiane të Mobilitetit”, është mbajtur  aktiviteti “Ngasja e çiklizmit – kënaqësi dhe shëndet”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamet Krasniqi, një ndër organizatorët e këtij aktiviteti tha se e kanë përkrahur këtë organizim për t’i vetëdijesuar qytetarët që sa më shumë t’i përdorin biçikletat, e jo automjetet.

“Sot Kolegji “Tempulli” bashkë me asociacionin e çiklizmit ka përkrahur në një formë komunën e Prishtinës për të kontribuar përmes këtij poligoni në mënyrë që t’i inkurajojmë këmbësorët të shfrytëzojnë sa më shumë biçikletat dhe sa më pak t’i përdorin automjetet për shkak të bllokimeve dhe flukseve që bëjnë”.

Organizatorja e “Javës së Mobilitetit”, Vjollca Podgorica, tregoi se ky aktivitet organizohet në gjithë Evropën dhe është për t’i përkrahur format e lëvizjes aktive siç është ecja dhe biçikletat.

 “Ky aktivitet po ndodh në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit që po e organizon Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Kolegjin ”Tempulli”për momentin është duke u stimuluar në poligon. Qëllimi i “Javës së Mobilitetit” është t’i përkrah format aktive të lëvizjes që është ecja dhe çiklizmi me i stimulu njerëzit me i përdorë më shumë këto forma”, tha ai, raporton EO.

Komuna e Prishtinës njofton se kjo iniciativë europiane inkurajon qytetet që të prezantojnë dhe të promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe t’i ftojnë njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.

Komisioni Europian ka vendosur dy synime ambicioze për lëvizshmërinë urbane:

  • largimi i automjeteve me karburant konvencional në qytete deri në vitin 2050
  • lëvizja drejt emitimit zero nga automjetet e motorizuara që kryejnë transportin e mallrave dhe shërbimeve në qendrat kryesore urbane deri në vitin 2030.

Java kulmon me Ditën pa Automjete, ku qytetet pjesëmarrëse krijojnë një ose disa zona vetëm për këmbësorë, çiklistë dhe transport publik, për një ditë të tërë.

Të ngjashme