Në fshatin Qifllak të Rahovecit në orët e hershme të mëngjesit është gjetur një trup i pajetë.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Yllka Shehu, zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, e cila tha se ky trup është gjetur në oborrin e një shtëpie.
“Me të marrë informatën nga Policia, Prokurori menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes”.
“Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje”
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Shehu