Raka: Pas zbutjes së masave, nuk pati inspektim nga institucionet përgjegjëse

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 07:09 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Lul Raka ka thënë se numri i madh i rasteve me COVID-19 erdhi pasi masat u liruan menjëherë.

Ai ka thënë se numri i madh i rasteve të infektimit erdhi pasi lirimi i masave nuk u përcjell me inspektim strikt.

“Një pjesë e konsiderueshme e popullit mendoi që me lirimin e masave shkoi virusi dhe do t’i kthehemi jetës normale. Njëkohësisht lirimi i masave nuk u përcjell me inspektim strikt nga autoritetet, dhe në momentin kur patëm sfidë në korrik e gusht, dhe kur pati sinkron kur njerëzit filluan t’i respektonin masat, në anën tjetër pat inspektim nga autoritet, i pamë rezultatet”, ka thënë ai në KTV.

Raka ka thënë se është kundër mbylljes së serishme, duke shtuar se nëse secili segment e kryen pjesën e vet, virusi do të menaxhohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme