Ramadani: Kosova mund të ndihmojë popujt tjerë të gëzojnë paqen

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Zv.ministri i Mbrojtjes Burim Ramadani, në Konferencën e mbajtur sot “Njëzet vite pas: perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimorë” theksoi se Kosova ka marrur mbështetje për paqe tash e 20 vite dhe se tani është koha që vendi ynë të ndihmojë popujt tjërë të gëzojnë paqen.

” Kosova ka marrë mbështetje për paqe që 20 vjet. Tash, është koha kur çdo kund në botë mund të dëshmohet se si një vend i vogël – që është ndihmuar të jetojë në paqe – mund të ndihmojë popujt tjerë të gëzojnë paqen.
Ky është tregim i përbashkët i suksesit. Tregim i Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.” tha Ramadani

Ai më tutje tha se Kosova është partner i besueshëm i NATO-s, dhe është e gatshme të kontribojë në paqen dhe sigurinë në botë.

Postimi i plotë:

“Kosova është partner i besueshëm i NATO-s.
E gatshme të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në botë.

Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. Si një vend që ka vuajtur tragjeditë e luftës, ne jemi të bindur se paqja e përhershme arrihet me anëtarësimin e secilit shtet të rajonit në NATO.

Kosova ka qenë dhe do të jetë partner e aleat i besueshëm i NATO-s, duke punuar në të njëjtën kohë për t’u bërë anëtare e NATO-s.

– Anëtarësimi në NATO është edhe qëllim shtetëror i Kosovës, edhe aspiratë popullore;
– Qeveria e Kosovës ka institucionalizuar aspiratën popullore
– Themelimi i Komitetit Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO
– Plani për rritjen e prezencës së Kosovës në Bruksel;
– Miratimi i Kornizës së Komunikimit Strategjik të institucioneve
– Ne jemi ambicioz në raport me NATO-n. Të njëjtën kohë, Kosova e kupton procesin e integrimit në NATO, e kupton rrugën përpara.
– Kosova është kontribuese e sigurisë. Synon të jetë kontribuese për sigurinë kudo nëpër botë, në bazë të kapaciteteve të veta.
– Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare – e cila do të miratohet në periudhën e afërt – partneriteti strategjik me SHBA-në, anëtarësimi në NATO dhe gatishmëria e Kosovës për kontribut për paqe në zona të ndryshme të botës është një prej 4 qëllimeve kryesore shtetërore.

Sot në Konferencën “Njëzet vite pas: perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizar nga #KCSS dhe #BPRG, theksova storien e suksesit të Kosovës.

E vërteta e Kosovës është kjo:

Kosova ka marrë mbështetje për paqe që 20 vjet. Tash, është koha kur çdo kund në botë mund të dëshmohet se si një vend i vogël – që është ndihmuar të jetojë në paqe – mund të ndihmojë popujt tjerë të gëzojnë paqen.
Ky është tregim i përbashkët i suksesit. Tregim i Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.” ka shkruar Ramadani në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme