Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari i të rënëve në Verrat e Llukës

Deçan | 01 Maj 2021 | 12:32 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë bërë homazhe te lapidari i të rënëve në Verrat e Llukës, për nder të shënimit të 31-vjetori i tubimit gjithëpopullor për faljen e gjaqeve në Deçan, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu e pranishme ishte edhe deputetja Time Kadrijaj, si dhe ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Pas nderimit para dëshmorëve, Haradinaj dhe Ramosaj kanë vendosur lule edhe te Pllaka e rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë familje të cilat falen mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

No description available.
No description available.

Të ngjashme