Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Veselit

Prishtinë | 08 Jan 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen Veseli.

Haradinaj ka thënë se humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.

“Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre. Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare. Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme