“Relax Hana, se po të pret nana”, mesazhet origjinale që shihni në autostradë

Prishtinë | 24 Kor 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Revista “Who” shkruan se Kosova ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve me makinë, duke shmangur aksidentet dhe rastet kur ato shkojnë në fatalitet.

Në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Kukësi në Prishtinë janë vendosur tabela gjigande me shprehje shqiptare që në pamje të parë të bëjnë për të qeshur, por që mund të shpëtojnë jetë.

Në disa prej tyre shkruhet “Relax o Baton, le at’ telefon!”, “Relax Ragip, lidhe qat rrip!”, “Kujdes Filloretë s’ke hyp në raketë!”; “Relax Hana se po të pret Nana!”, “Relax oj Arbëreshë, mos u qo peshë!”; “Relax Mahmut, mos u ngut!”.

Sloganet që bëjnë thirrje për kujdes në trafik, në këtë mënyrë kreative, në fakt, janë vënë nga kompania “Frutex”, e cila kështu promovon dhe brandin e saj të pijeve “Relax”.

Të ngjashme