Reshjet e borës, Ministria njofton për gjendjen e rrugëve

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për automjetet.

Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë. Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në njoftim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme