Reuters: NATO dhe ShBA “shuplakë” Kosovës për ushtrinë

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 16:10 | Nga

Qeveria e Kosovës urdhëroi krijimin e ushtrisë kombëtare tre vjet më parë, por deputetët serbë thanë se do t’i bllokojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Por, të mërkurën Parlamenti vendosi të anashkalojë Listën Serbe duke i përgatitur ndryshimet e ligjit ekzistues që do të lejonte Forcat e Sigurisë së Kosovës për të blerë armë të rënda duke e kthyer atë në ushtri, shkruan Reuters raporton Ekonomia Online.

NATO e cila ka 4 mijë e 500 ushtarë të stacionuar në Kosovë tha se një plan i tillë ka ngritur shqetësime serioze.

“Unë e bëjë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm si këto janë të padobishëm ka thënë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë pas takimit më presidentin dhe kryeministrin.

Ndërsa Amabasada e ShBA-së, në Prishtinë tha se miratimi i amendamenteve do ta detyrojë atë të rivlerësojë ndihëm që i ka bërë për një kohë të gjatë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Votimi për një ligj të tillë në parlament pritet në ditët e ardhshme. Deputetët serbë të cilët janë 11 nga 120 vende të forta të Kuvendit janë ata të cilët përkrahja e tyre do të jetë e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën. Ata thanë se do ta bojkotojnë seancën.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daqiqi ka thënë këtë të hënë se ligji i ri do të shkaktojë “jostabilitet në regjion”.

Ky ligj ka për qëllim për të krijuar një ushtri të re prej 5000 ushtarëve aktivë dhe 3000 rezervistë. FSK-ja, ndërkohë është një forcë e armatosur lehtë me 2500 ushtarë të trajnuar nga NATO-ja për reagim ndaj krizave, mbrojtjes civile, dhe për asgjësim të artilerisë, shkruan Reuters raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme