Rexhepi: Revolta në ShBA ka qenë e pritshme, por jo në këtë masë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 13:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Certifikimi i Joe Biden si president i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, po mirëpritet, ngase Biden me vite kishte lobuar në çështje që kanë të bëjnë për Kosovën.

Megjithatë protesta që ndodhi nga përkrahësit e Trumpit, në natën kur kolegji zgjedhor certifikoi zgjedhjet, ka ngjallur reagime të mëdha. Certifikimi i Joe Biden si president i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, po mirëpritet, ngase Biden me vite kishte lobuar në çështje që kanë të bëjnë për Kosovën.

Agim Rexhepi, nga Miqtë e Amerikës, për Ekonomia Online, a ka parë pozitive certifikimin e Joe Biden si president të Amerikës, pasi që diplomacia amerikane sipas tij, vepron në stazhe afatgjate dhe i cili me vite ka kontribuar në çështjen e shqiptarëve në përgjithësi.

“Kjo do të thotë shumë dhe kjo është shumë që Kosova apo shqiptarët e Kosovës, në një far forme është i lidhur emocionalisht me presidentin Bideni dhe arsyeja është e thjeshtë sepse Bideni me vite ka lobuar dhe ka iniciuar në çështje për Kosovën,por jo vetëm për Kosovën po për çështjen shqiptare në përgjithësi. Mendoj që është një veprim më pozitiv edhe pse nuk do të ketë shumë rëndësi në atë kuptimin pragmatik sepse strategjia apo diplomacia amerikane vepron në stazhe afatgjate” .

Por, nga Administrata e Joe Biden-it nuk pritet që të ketë ndryshime karshi vendit tonë, thotë Rexhepi.

“Unë mendoj që nuk ka me ndryshuar, por mundet me pas finesa në veprim por minimumi me pas një përkrahje në momente të caktuara pak më shpesh, mirëpo në ato konturat e përgjithshme diplomacia amerikane vepron sipas një strategjie afatmesme ose afatgjate me një strategji nacionale 100 vjeçare, dhe ne vetëm se jemi pjesë e asaj strategjia dhe kjo është dëshmuar” Mirëpo, Rexhepi ka pasur edhe një porosi për qeverinë e re të Kosovës, që pritet të zgjedhet në shkurt të këtij vitit.

Ai ka kërkuar që institucionet e vendit të jenë më të shpejta dhe më të qarta në objektivat dhe kërkesat që i kanë karshi ShBA-së. “Ajo çka është normale ajo që duhet ta bëjmë duhet të jetë një urim në një formë respekti, dhe duhet të tregojmë që populli i Kosovës, duhet ti gëzohet çdo veprimi ose çdo fitore që zhvillohet në ShBA pavarësisht finesave që janë anësore dhe kushdo që fiton ne duhet të veprojmë politikisht dhe ta përgëzojmë.

Politika jonë duhet të jetë shumë më e shkathët se pavarësisht së Biden, dihet botërisht se ai është përkrahës i çështjeve tona dhe mendoj që institucionet tona duhet të jenë shumë më të shpejta dhe të kemi kërkesa konkrete dhe në këtë formë ne në të kaluarën kemi dështuar sepse nuk kemi pasur objektiva të qarta apo propozime konkrete” Por, Joe Biden kishte fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA me 3 nëntor të vitit të kaluar.

Të ngjashme