Rikthehet furnizimi me ujë në fshatrat e Gjakovës, rregullohet defekti në gyp

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e një defekti në gypin fi 350 në fshatin Bec kishin mbetur pa furnizim me ujë të pijes fshatrat Bec,Bordosan,Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë.

KRU “Gjakova” ka njoftuar se është rregulluar defekti në fshatin Bec.

“Pasë një pune maratone nga ekipa e KRU “Gjakova” e cila ka punuar me orë të tëra në sanimin e defektit në gypin fi 350 në fshatin Bec, i cili defekt ndodhi sot gjatë orëve të paradites, tashmë defekti është eleminuar dhe furnizimi me ujë është rikthyer për banorët e zonës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme