Rinia shqiptare në Suedi grumbullon 3 000 për familjen Fazliu

Prishtinë | 26 Qer 2017 | 15:24 | Nga

Rinia shqiptare në Suedi i është përgjigjur e para apelit për të ndihmuar familjen Fazliu në fshatin Brecë të komunës së Podujevës, e cila po jeton në kushte të rënda ekonomike.

Shoqata “Sveriges albanska brudar “- SAB apo Femrat Shqiptare në Suedi pas një apeli që ka drejtuar në adresë të shqiptarëve në Suedi ka grumbulluar vetëm për një ditë 3 000 mijë euro.

“1 000 euro i janë dorëzuar dje familjes, kurse dhe 2 000 të tjera do t’i dorëzohen së shpejti. Jam shumë krenare me rininë e Suedisë që çdoherë po na del në mbështetje sa herë që ne bëjmë apele për ndihmë qytetarëve në Kosovë”, ka thënë për Zëri.info, Arta Krasniqi në emër të shoqatës SAB.

Ajo tha se tani aksioni për grumbullimin e mjeteve është mbyllur pas lajmit se kanë dal donatorë tjerë që do të ndërtojnë shtëpinë për këtë familje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme