Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Ai ka njoftuar se është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Do të paraqitem para këtij organi më datë 09.04.2019 në Hagë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj thirrjeje.