Rrëfimi i mjekes që u përkujdes për 16-vjeçarin që vdiq sot nga Coronavirusi

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Një 16-vjecar nga Vitia është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë. Për Express është konfirmuar se i riu ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu ka thënë se pacienti ka qenë i shtrirë në spital për 10 ditë dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka treguar se 16-vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.

Detaje për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore ka dhënë edhe infektologia nga Spitali Regjional i Gjilanit, Selvete Shurdhani.

Ajo tregoi se si 16-vjeçari për 10 ditë ishte i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndëtesore.

Më tutje ajo tha se ai ka pasur probleme me mushkëri dhe me temperaturë të vazhdueshme.

“I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar para 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektivës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani për Mediafokus.info.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme