Rrokulliset vetura në Komoran të Drenasit, përfundon në ara

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Katër aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Komoranit.

Një veturë shihet së është rrokullisur dhe ka dalë në ara.

Në vendin e ngjarjes kanë policia në rajonin e Drenasit dhe po merren me rastin.

Policia e Kosovës i ka konfirmuar për aksidentet e ndodhura.

“Po kanë ndodhur disa aksidente në fshatin Komoran, por për momentin nuk kemi të dhëna tjera”, ka thënë Bajram Kransiqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Si shkak i këtyre aksidenteve është krijuar edhe kolonë automjetesh.

Të ngjashme