Rudi: Këndimi Koral të futet në sistemin arsimor

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 12:41 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kulturore e Fëmijëve e Komunës së Prishtinës ka organizuar “Takime Korale” për nder të 11 Qershorit – Ditës së çlirimit të Prishtinës, shkruan EkonomiaOnline.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore për Fëmijë, njëherësh organizatore e kësaj ngjarje, Drita Rudi, tha se nuk po punohet shumë në sistemim arsimor për zhvillimin e këtij zhanri.

“Këndimi Koral si aktivitet amator konsiderohet bazë e sigurt e zhvillimit të muzikës. Me keqardhje duhet të konstatojmë se sistemi aktual arsimor ende nuk i përfshinë orët e këndimit koral. Jam e bindur se këto takime të sotit do të jenë tradicionale dhe do të hapin rrugë, së shpejti, në gara tradicionale të Koreve të Kosovës”, tha ajo.

Kujtojmë se pjesëmarrëse ne këtë aktivitet ishin 11 shkolla, ku edhe do të ndahen mirënjohje.

Të ngjashme