Rukiqi bën thirrje për vaksinim masiv, thotë se varet zhvillimi ekonomik e kthimi në normalitet

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi dhe drejtoresha ekzekutive e Platformës CiviKos Donika Emini, kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Aty u fol për rëndësinë e vaksinimit masiv si dhe u dhanë një varg rekomandimesh për institucionet dhe sektorin privat.

Rukiqi me këtë rast tha se për funksionim normal të institucioneve edhe të ekonomisë duhet të bëhet vaksinimi masiv.

Madje sipas tij, të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po kontribuojnë në moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të punës.

Ai ka kërkuar veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse dhe ka lutur kompanitë e sektorit privat që të vaksinojnë punëtorët e tyre, raporton EO.

“Ne këtë bashkëpunim e kemi filluar dhe e kemi vazhduar edhe për masat që duhet të respektohen edhe për vaksinim masiv. Për funksionim normal të institucioneve edhe të ekonomisë duhet të bëhet vaksinimi masiv”.

“Nuk mund të rikthemi në normalitet pa vaksinim masiv. Të gjithë ata që po hezitojnë të vaksinohen po kontribuojnë edhe moszhvillimit të vendit edhe moskthimit të vendeve të punës. Të vaksinohen të gjithë, sidomos kompanitë e sektorit privat. Duhen edhe veprime konkrete nga institucionet”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme