ShBA-ja heq ndalesën për qytetarët e saj për të udhëtuar në Kosovë

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr Kosovën nga Niveli 4, i cili këshillon qytetarët e saj që mos të udhëtojnë në Kosovë.

Por, udhëtimi në Kosovë për amerikanët duhet ri-konsideruar.

Këtë veprimë të ShBA-së, e ka mirëpritur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Postimi i plotë i tij:

Mirëpres faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”.

Kjo, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covid-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme