Shefi i misionit të UNHCR-së kërkon mbështetje për refugjatët

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i UNHCR-së në Kosovë ka organizuar një pritje me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Erol Arduç, shef i misionit të UNHCR-së në Kosovë, ka bërë thirrje nga të pranishmit që t’i mbështesin në misionin e tyre, ashtu që UNHCR-ja të ketë mundësi t’iu ndihmojë refugjatëve dhe njerëzve të tjerë që kanë nevojë.

Për nder të 20 Qershorit – Ditës së Refugjatëve, në oborrin e objektit të UNHCR-së, është hapur edhe ekspozita me temën “We stand together #WithRefugees”, me fotografi të refugjatëve.

“Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Ka një ekspozitë me foto prandaj do të doja t’i shihni sepse fotoja ju jep ndjesinë e momentit që ta kuptoni se çfarë përjetojnë refugjatët dhe cilat janë ndjenjat e tyre”, tha Arduç, raporton Ekonomia Online.

“Të qëndroni bashkë me refugjatët por sigurisht edhe me njerëzit tjerë. Jo të gjithë prej juve keni qenë refugjatë apo jeni njohur me ndonjë prej tyre. Por për ju të tjerët që nuk keni pasur kontakt me ta është një mundësi shumë e mirë të ndjeni edhe ju se çfarë ndjen një refugjat”.

“Ju lutemi na mbështetni neve dhe kështu ne mund t’i mbështesim njerëzit në nevojë”, tha Arduç.

Të ngjashme