Shefi i OKB-së: Shqetësuese sjellja e policisë së Kosovës në rastin Gjuriq

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 15:52 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është i “shqetësuar” për shkak të shenjave të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, sidomos pas arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Shefi i OKB-së, në raportin tremujor të Këshillin të Sigurimit të OKB, iu ka bërë thirrje palëve që të shmangin deklaratat nxitëse.

“Unë jam i shqetësuar në lidhje me shenja të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, sidomos pas arrestimit të drejtorit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë Kosovës, Marko Gjuriq më 26 mars. Unë i bëj thirrje të dyja palëve për të shmangur veprimet provokative dhe të përmbahen nga deklaratat nxitëse”, theksohet mes tjerash në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së , Antonia Guterres.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do ta shqyrtojnë këtë raport në maj.

Ai njëherit ka bërë thirrje për një “hetim të plotë” të rastit të arrestimit të Gjuriqit duke deklaruar se ata kishin nevojë për “masa korrigjuese” në lidhje me shkeljen të drejtat e njeriut.

Numri një i OKB-së poashtu është shfaqur i shqetësuar për ritmin e ngadaltë të hetimeve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, duke shtuar se “dyshimi i ndërsjellë dhe pasiguria janë një pengesë për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë”.

Në dokument përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova.

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, duket të jetë zhytur në një rrugë pa krye. Unë u bëj thirrje të dyja palëve për t’i dhënë një shtysë të re dialogut në mënyrë që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani”, ka theksuar ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në të njëjtën kohë, e përshëndeti vendimin e parlamentit të Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi qëndron.

Guterres tha gjithashtu se në tre muajt e mbuluara në këtë raport të ri për Kosovën janë kthyer vetëm tre persona nga radhët e joshqiptarëve.

Të ngjashme