(SHERK) i reagon Ministrit Matoshi

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

 “ Shoqata e Energjisë së Ripërteritshme e Kosovës”

Ministri Matoshi keq informon opinionin, nuk dihen arsyjet!

Edhe pse Kosova paguan 20 Milionë euro për energji nga Serbia dhe 6 Hidrocentrale janë në operim sipas legjislacionit në fuqi dhe rreth 20 janë në proces, prap konsiderohen ilegale.

Shoqata e Energjisë së Ripërtrishme (SHERK) shpreh shqetësimin në lidhje me deklaratën e Ministrit Matoshi të datës 2 Maj, duke deklaruar “Asnjë Hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore si dhe operojnë ilegalisht” dhe kerkon tërheqjën e kësaj deklarate apo fakte konkrete në lidhje me deklaratën se ku është bazuar.

Përmes kësaj deklarate SHERK demanton fuqishëm që hidrocentralet janë ilegale, operatorët ekonomik të gjithë kanë pelqime mjedisore të leshuara nga vetë MMPH dhe janë të pajisur me vendim final nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) si dhe kanë aplikuar për leje mjedisore, ku ka raste që 3 vite dhe nuk kanë marr asnjë përgjegjje, konkretisht nga MMPH. Mendojm që është detyrë dhe pergjegjësi e MMPH që të jetë më mirë e informuar dhe të jetë institucionalisht përgjegjëse në lidhje me aplikacionet që janë duke pritur me vite për përgjegjje e edhe më keq që MMPH nuk ka informat që ato egzistojnë, operatorët janë të gatshëm që të dokumentojn këtë fakt.

Kjo komunikatë është shqetësuese dhe bllokues total për ekonominë e Kosovës, investimet e huaja si dhe rrezikon investimet e bëra në Energjinë e Ripërtrishme, ku deri më tani janë investuar rreth 132.9 Milion euro si dhe të planifikuara për investim 516,10 Milion Euro dhe në këtë rast është përgjegjësi e MMPH.                                                          

Poashtu kërkojm nga MMPH që të trajtoj cdo kërkesë veq e veq e jo nje problem të caktuar të e përgjithësoj si problem sektorial.

Si çdo shtet i zhvilluar që kontakton me sektorin përkates duke pasë parasysh që jemi bartës i sektorit dhe ne jemi nga taksa paguesit më të mëdhenjë të Republikës së Kosovës dhe institucionet e Kosovës janë në shërbim të bizneseve dhe jo anasjelltas.

Energjia e Ripertërishme është pjesë kruciale e Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës si dhe është prioritet i BE-së, quditërisht sot Kosova i paguan Serbisë mbi 20 Milion euro dhe nuk përkrah investimet në Energjinë e Riperterishme dhe atë në Republikës së Kosovës.

Të ngjashme