Shpërndahen 2300 pako ushqimore për familjet në nevojë

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), gjatë muajit të Ramazanit, do të shpërndaj 2300 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Komunikata e plotë:

Të nderuar pjesëtarë të mediave,

Me qëllim të mbështetjes së familjeve me nevojë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit në Kosovë ka filluar shpërndarja e 2300 pakove ushqimore dhe higjenike të përbëra prej furnizimeve themelore të ushqimit dhe higjenës të përgatitur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe që do të shpërndahen për familjet në nevojë në tërë Kosovën. Shpërndarja e pakove ushqimore do të vazdhojë për disa dite me rradhë.

Me datën 15/05/2021 pakot do të shpërndahen si vijon:

Drenas ora 10:30 vendi Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave

Skenderaj ora 11:30 vendi: Komuna e Skenderajit (ne shpërndarje do të marrë pjesë edhe kryetari Bekim Jashari)

Mitrovicë ora 12:30 vendi Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata Kulturore Birlik në Mitrovicë.

Vushtrri ora 14:30 Vendi: Palestra Sportive TOTA në Vushtrri.

Të ngjashme