Shtohet numri i specializantëve, Zemaj: Synojmë që asnjë mjek mos të mbetet jashtë institucioneve

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 11:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një konference të përbashkët për medie me Bordin qendror për Specializim, i pari i shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se Kosova do të shtojë numrin edhe për 1500 specializantë të ri në të gjitha nivelet, raporton Ekonomia Online.

“Sot do t’ju njoftojmë me planin e ri qe e kemi zhvilluar dhe vlerësimi jonë i përbashkët, kërkesa e re për të shtuar vendet shtesë duke përfshirë të gjithë aplikantët. Kosova do të shtojë këtë numër edhe për 1500 specializant në të gjitha nivelet.”

Tutje ai ka thënë se qeveria është e përkushtuar që asnjë mjek mos të mbetet jashtë institucioneve tona.

Ai ka thënë se edhe nëse nuk përfshihen të gjithë, kjo do të vazhdon edhe vitin tjetër.

“Me ndryshimet e reja ne po kalojmë në një avantazh tjetër dhe përkushtim i qeverisë është që asnjë mjek mos të mbetet jashtë institucioneve tona dhe në aspektin e nxitje të kapaciteteve humane po ecim me një dinamik të shtuar”

Mes tjerash ai ka thënë se edhe Shërbimi Spitalor i Kosovës do të hap konkurs. Ai ka thënë se puna e ministrit të Shëndetësisë është në nivelin më të lartë qe kanë pasur institucionet e vendit.

“Shumë shpejt edhe Shërbimi Spitalor do të hap konkurs. Unë e them që puna  e ministrit të Shëndetësisë është në nivelin me të lartë që kanë pasur institucionet e Kosovës, nëse kërkoni raport ne e kemi përgatitur prej fillimit të pandemisë”

Krejt në fund ai ka thënë se situata me pandeminë është stabile. Ai ka folur edhe për hapjen e kufirit me Maqedoninë e Veriut.

“Besoj se nesër në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë do të shqyrtohet hapja e kufirit”, tha Zemaj.

Në këtë konferencë ishte paraparë që të marr pjesë edhe kryeministri Hoti, por sipas Zemajt për shkak të obligimeve ai nuk ka mundë të jetë prezentë.

Të ngjashme