Si do të jetë moti në Kosovë gjatë periudhës 20-24 gusht?

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Deri në fundjavë, përmirësim i motit, më nxehtë dhe më shumë diell. Në fundjavë temperaturat maksimale edhe mbi 30C

Pas një moti me rrebeshe dhe me rrufe të shumta që mbretëroi ditëve të fundit, situata sinoptike në ditët e ardhshme premton përmirësim të motit, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se zona me presion të lartë me shtrirje nga Afrika Veriore, përgjatë rajonit tonë deri në Evropën Lindore do të favorizojnë kthjellime, më shumë diell dhe mot më të nxehtë.

Depërtimi i rrymave të nxehta nga Afrika veriore do të rris gradualisht temperaturat, në fundjavë maksimalet edhe mbi 30C, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 20-24 gusht:

20.08 – Në mëngjes më freskët, përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën pjesërisht vranët. Në mbrëmje kthjellime.

21.08 – Më nxehtë, kryesisht me diell.

22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.

23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

24.08 – Kryesisht me diell, pasdite priten zhvillime të vranësirave me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Temperaturat e ajrit do të lëvizin brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 12C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 27C deri në 32C.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike në rritje.

Të ngjashme