Si ta përballoni vapën sot?

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Evropa po përballet me një valë të nxehtësisë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur deri në 40 Gradë Celsius.

Sot në Kosovë pritet që temperatura maksimale të arrijë deri në 36 gradë, ndërsa nesër deri në 37 gradë.

Ky mot sjellë edhe shpërthimin e nxehtësisë, i njohur ndryshe si goditja e diellit, që ndodh kur temperatura e trupit e një personi mbinxehet në një shkallë të dëmshme.

Një individ mund të zhvillojë goditje të nxehtësisë në qoftë se ata jnë të dërrmuar nga nxehtësia.

Kur një person shpenzon shumë kohë në diell ose në temperatura të nxehta, ata mund të bëhen shumë të dehidratuar.

Në këtë pikë, ata mund të ndalojnë djersitjen, që do të thotë se trupi i tyre nuk është më në gjendje të qetësohet. Kjo mund të rezultojë në zhvillimin e goditjeve të nxehtësisë.

Prandaj dhe gjatë të gjitha aktiviteteve tuaja – nëse jeni në kopshtin tuaj, në kafene, në plazh, pishinë, në mal apo në fushë, nëse bëni sport apo thjesht shëtitje – këshillohet të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta.

Duhet të evitoni qëndrimin në diell, të mos dilni nga shtëpitë nga ora 11:00 e deri në ora 17:00 nëse nuk keni obligime, të visheni me veshje të lehta, të mbani edhe syze dielli dhe kapele.

Lëkura dhe sytë duhen të mbrohen nga rrezet ultraviolet për arsye të dëmeve ta pariparueshme që  mund t’ju shkaktojnë.

Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.

Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaën e trupit, në krah, qafë, ballë.

Gjithashtu, këshillohet të hani ushqime të lehta dhe jo të yndyrshme, pije të ndryshme, ujë natyral, të mos konsumoni alkool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme