Sigurohen mjetet financiare për trajtimin mjekësor në Turqi të veteranit të UÇK-së

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Ka disa ditë që Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”, ka bërë thirrje për ta ndihmuar ushtarin dhe veteranin e UÇK-së Burim Zeka, që të dërgohet jashtë shtetit për tretman mjekësorë, pasi i njëjti është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas këtij fondacioni, Burim Zeka sot është nisur për në Turqi, ku do të fillojë tretmanin mjekësorë atje dhe do ta kryej operimin.

“Nga sot ka filluar trajtimi i ish-ushtarit dhe veteranit të UÇK-së, Burim Zeka nga Skenderaj, në Turqi i njëjti ka udhëtuar së bashku me vëllaun e tij Përparim Zekën. Lusim zotin në mundësin e suksesit dhe shpërblimin ndaj kontributit të tij dhe familjes Zeka në luftën e shpejtë për çlirimin e atdheut”, bënë të ditur Fondacioni.

Burim Zeka në Turqi do t’i nënshtrohet operimit për heqjen e tumorit të shpinës dhe disa intervenime të tjera në trup.

“Gjatë këtij operacioni do të realizohen procedurat si në vijim: Heqja e tumorit intramedular të shpinës, dekompresimi i pasmë okcipitoservical, vide odontoide e përparme ne fakture odontoide, stabilizimi okcipitocervikal dhe vendosja e graftit, fiksimi i pasmë dhe vendosja e graftit”, ka treguar Fondacioni.

Për gjendjen e rëndë sociale dhe shëndetësore të veteranit të UÇK-së, Burim Zeka, kishte raportuar Telegrafi muajin e kaluar. Ku pas këtij raportimi Fondacioni “Avni Hyseni”, i kishte dalë në ndihmë duke ia siguruar qiranë e pagesës për një vit.

Të ngjashme