S’ka kërkesa për marrje me qera të burgjeve – KMDLNj paralajmëron pengesa për anëtarësim në KE

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 09:30 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Danimarka do të paguajë qera për 10 vjet 210 milionë euro për sistemimin e të burgosurve në Kosovë.

Por në Shërbimin Korrektues të Kosovës deri më tani nuk kanë pasur kërkesa  të tjera për marre me qera të burgjeve, ka konfirmuar për Ekonomia Online, Ismail Dibrani, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se jo vetëm për shkaqe financiare, por edhe trajtimi i dinjitetshëm i të burgosurve janë arsyet që Mbretëria e Danimarkës ka zgjedhur Kosovën për transferimin e të burgosurve.

“Realisht ne nuk kemi pranuar kërkesa vetëm atë keni parë edhe ju nëpër media. Përzgjedhja e Danimarkës nuk është bërë vetëm për shkaqe financiare por Danimarka Kosovën e ka përzgjedhur edhe për shkak të trajtimit të dinjitetshëm dhe raporteve ndërkombëtare që vlerësohet se Kosova në aspektin e trajtimit të dënuarve ka rritur standardet më të larta Evropiane. Ne në shumë tryeza e konferenca ndërkombëtare merremi edhe si shembull i suksesit sa i përket trajtimit të dënuarve po sigurisht që në këtë aspekt ne do të përfitojmë të mira materiale sepse kostoja e kësaj marrëveshje është 21 milionë euro në vit. Për 10 vite do t’i fitojmë 210 milion euro, 6 vite në vijim shfrytëzohen për energji të ripërtërishme dhe 15 milion euro do të shfrytëzohen për SHKK”.

Ai thotë se momentalisht i kanë 800 vende të lira në burgje, duke shtuar se me strategjinë zhvillimore të ShKK-së kanë paraparë mbylljen e dy qendrave të paraburgimit në Pejë dhe në Prizren, me ç’rast do të ndërtohet një qendër e  vetme e paraburgimit.

“Për momentin kur po flasim ne, vetëm sot i kemi afër 800 vende të lira por në strategjinë zhvillimore të SHKK është paraparë edhe mbyllja e dy burgjeve që është lajm i ri, është në diskutim e sipër. Domethënë që të mbyllet qendra e paraburgimit në Pejë dhe në Prizren e do të ndërtohet një qendër e re e paraburgimit ku kapaciteti do të jetë më i madh. Edhe pse edhe për sot kur po flasim ne kemi kapacitete të mjaftueshme për këta të dënuar që i kemi në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan të cilët do të shpërndahen në qendra tjera”.

Bexhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njëriut (KMDLNj) thotë se Ministria e Drejtësisë në vend më shumë po interesohet se si t’ua përmirësojë kushtet të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka se sa atyre që janë në vendin tonë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë e kam një përshtypje se më shumë po angazhohet se si t’ua përmirësojë kushtet atyre të burgosurve që do të vijnë nga Danimarka, ata kriminelët që i ka blerë ose ia ka shit Danimarka Kosovës 300 vetë e që do ti dërgojnë në qendër të paraburgimit në Gjilan se sa që po investohet për të burgosurit këtu që janë brenda Kosovës”.

Shala shpreson dhe uron që kjo marrëveshje të dështoj pasi sipas tij, është e papranueshme që në kuadër të shtetit të jenë dy sisteme korrektuese e se do të krijonte probleme edhe tek Këshilli i Evropës.

“Mirëpo Kosova e ka bërë një gabim të madh, një marrëveshje me Danimarkën e cila KLMDNj shpreson dhe uron të dështoj sepse danezët thuajse po e dështojnë këtë marrëveshje sepse Ministri i Drejtësisë ka dhënë dorëheqje dhe është dashur edhe nga ana jonë të ketë një përgjigje për atë. Tash edhe për Këshillin e Evropës është e papranueshme që në kuadër të shtetit t’i kemi dy sisteme korrektuese. Dy sisteme të kundërta në trajtimin e personave të privuar nga liria. Mendoj se në qoftë se shkohet paralelisht të siguroni kushte optimale apo maksimale për 300 të burgosur që Kosova i ka bërë, apo i ka shitë Danimarka Kosovës i ka gjuajtur si teprica. Asnjëri prej tyre nuk është shtetas i Danimarkës, krejt janë shtetas të shteteve të tjera të cilët Danimarka nuk i do dhe nuk ka mundur t’i sistemoj”.

Shala pesimist edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo edhe për shkak të një varg problemesh të tjera, raporton EO.

“Sigurisht gjatë ecjes për anëtarësim për Këshill të Evropës edhe pse unë jam skeptik për KE. Kosova para një viti, dy vite as që do të vjen në radhë për Këshill të Evropës, natyrisht që do të ketë ndryshime ligjore. Në qoftë se ratifikohet kjo marrëveshja me Danimarkën, këtu do të ketë ndryshime ligjore se në njëfarë mënyrë po prek sovranitetin e shtetit. Po, natyrisht që do të ndryshon ndonjë ligj po, ndryshimi i ndonjë ligji eventual për Kosovën dhe për të burgosurit në Kosovë vetëm i bënë mirë Kosovës dhe vetëm i bënë mirë të burgosurve dhe Shërbimit Korrektues”. 

Të ngjashme