Sot varroset 16-vjeçari që vdiq në bjeshkët e Junikut

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

16-vjeçari Dilon Ramqaj, i cili u vdiq mbrëmë në bjeshkët e Junikut, do të varroset sot në orë 16:00, në varrezat e fshatit Studenicë.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Klankosova.tv se viktima është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkët e Junikut.

Ende nuk dihet shkaqet për vdekjen e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Gashi.

Të ngjashme