Spitali i Ushtrisë së Kosovës i gatshme për trajtimin e të infektuarve me Coronavirus

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 21:25 | Nga Ekonomia Online

Raste të shumta te të infektuarve me koronavirus ka bërë që të mbingarkohet sistemi shëndetësor në Kosovë, e për këtë Ushtria e Kosovë është shprehur e gatshëm që tu del në ndihmë institucioneve shëndetësore me shtretër dhe kapacitete të tjera mjekësore, shkruan Gazeta Metro.

Numri i shtretërve për pacientë do të rritet me kapacitetet e Ushtrisë së Kosovës.

Mirëpo, atyre u mungojnë mjekët dhe respiratorët. Këto pritet t’ia ofroj SHSKUK’ja,

Derisa në klinikat e QKUK’së e në spitale rajonale situata po vazhdon të rëndohet, me gjithsej 600 pacientë të shtrirë, në ndihmë do t’iu dal Ushtria e Kosovës.

Hapësirat janë në Ushtrinë e Kosovës janë gati, por mungon stafi profesionistë për trajtim të pacientët me koronavirus. Në Spitalin Ushtarak, pasjet nuk janë të kompletuara për këtë  lloj sëmundje, gjithashtu mungojnë respiratorët.

Por ky spital posedon renegen të mushkërive, laborator, e aparatura për teste serologjike, megjithatë, nga FSK, besojnë se do të mbulohen nga QKUK.

Që t’i specifikojnë nevojat e qendrës, nesër drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mjekësore në FSK, Shkelzen Sylaj, do të takohet me të parin e SHSKUK’së, Valbon Krasniqin.

“Ai ka thënë se do të detaizohën të gjitha nevojat për bashkëpunim dhe përkrahje reciproke, dhe besoj se deri në fund të javës do të jem me kapacitete të plota”,  tha drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mjekësore në FSK, Shkelzen SylajShkelzen Syla për Klanin K.

Qendra mjekësore në Ushtrinë e Kosovës, me 60 shtretër të ka pritet që të shndërrohet në Spital për të trajtuar pacientët me koronavirus, mirëpo rregullat do të jenë strikte, dhe vizitat do të kenë protokolle të veçantë.

Spitali i FSK’së ka kapacitet prej 60 shtretërish për trajtim fillestar, por edhe për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Në këtë institucion shëndetësor numri i personelit mjekësor është 81.

Përderisa 61 pjesëtarë të FSK’së, që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, janë trajtuar nga ky staf mjekësor.

Kosova këtë të hënë ka shënuar rekord të ri sa u përket të dhënave lidhur me koronavirus. Edhe 8 persona kanë vdekur në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 185.

276 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7 mijë e 413.

Prishtina ka më së shumti raste me 61 të infektuar, e më pas Gjilani me 29 e Podujeva me 23 raste.

Të ngjashme