Surroi: Mogherini, më me rëndësi se CV-ja juaj, jemi ne!

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Publicistja Flaka Surroi ka reaguar pas deklaratave të ndërmjetësueses në dialogun Kosovë- Serbi, Mogherini, e cila tha sot se s’ka vazhdim të dialogut pa heqjen e taksës.

Surroi përmes llogarisë së saj në Facebookka theksuar se shumë mirë që dialogu, i cili është pa parime dhe me Hashim Thaçin që s’ka autorizim.

“Më me rëndësi se CV-ja juaj jemi ne”, ka shkruar Flaka Surroi.

Reagimi i plotë:

Po shumë mirë që shtyhet ky dialog siç e keni ideuar dhe zhvilluar: pa parime negociuese dhe me njeriun që na përfaqësoi pa autorizim.

Më me rëndësi se CV-ja juaj jemi ne.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Federika Mogherini ka thënë sot se është e pamundur të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Mogherini ka theksuar se derisa taksa të mos hiqet, nuk ka kushte për një vazhdim të suksesshëm të dialogut.

Ajo ka bërë të ditur se është gati të organizojë vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë nëse largohen kushtëzimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme