Tahiri kujton në 23-vjetorin e rënies heronjtë e kombit, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies heronjtë e kombit, ushtarët e devotshëm të UÇK-së, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.

Tutje, ai tha se lapidari i vendosur, i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti.

Postimi i plotë:

Sot, shënojmë 23 vjetorin e rënies, tek Kodra e Dëshmorëve në Orllan, heronjtë e kombit, ushtarët e devotshëm të UÇK-së, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.

Dëshmorët Samiu dhe Hajdini me bashkëluftarët treguan se Llapi dhe Gollaku përgjithmonë do të mbeten istikamet e para në mbrojtje të atdheut tonë. Lapidari i vendosur, i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti.

Lavdi veprës së të rënëve, i pa harruar kujtimi për sakrificën e tyre!

Të ngjashme