Të rinjtë në Drenicë mblidhen nesër në përkrahje të krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e Grupit “AutoDrenicaO2”, kanë njoftuar se do të organizojnë një takim në Prekaz, tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Ky takim thuhet nga ta se po bëhet për nderë të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj të cilët do të kenë seancë në Dhomat e Specializuara.

Njoftimi i plotë:

Anëtarë të Grupit “AutoDrenicaO2.

Nesër në ora 10:00 takimi ynë do të bëhet në Prekazin Legjendarë, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Për nderë të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj të cilët do të kenë seancë në Dhomat e Specializuara. Nesër dhe përgjithmonë jemi në mbështetje të çdo luftetari te UÇK-së

Do të shpërndajmë Flamuj të UÇK-së për disa vetura dhe për disa te tjera stickersa te UÇK-së.

Ju lutemi që ti respektoni rregullat dhe masat e Qeverisë në lidhje me COVID-19 dhe të jemi shembull për të tjerët.

Të gjithë ti keni maskat me vete pë shkak të pandemisë.

Me respekt stafi:


Të ngjashme