Temperaturat sot shkojnë deri në 22 gradë, nga e diela zbresin në 7 gradë

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK-së, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, duke krijuar kushte për mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit.”

Rënie drastike e temperaturave pritet nga dita e dielë kur ato do të zbresin në 7 gradë.

Të ngjashme