Tentoi të hyjnë në Kosovë me test të falsifikuar të Covid-it, kthehet në kufi një shtetas i Serbisë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 08.09.2021 rreth orës 07:40, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar një shtetas të Serbisë në vijën e dytë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

“Shtetasi serb A.D., (viti i lindjes 2001, mashkull), ka prezantuar tek autoritetet policore një dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, që mban datën 06.09.2021, i lëshuar në Novi Pazar. Gjatë bisedës me personin në fjalë, ai pranon se testi është i falsifikuar dhe se të njëjtin e ka ‘punuar’ vetë në shtëpinë e tij.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’. Dokumenti konfiskohet nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari kthehet për në Serbi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme