Tërmet 4.9 ballësh afër Gostivarit, ndjehet edhe në Kosovë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Para pak çastesh janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë.

Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës.

Magnituda e tërmetit është 4.9, ndërsa epiqendra e tij është Gostivar të Maqedonisë Veriore.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi, Bullgari, Mal të Zi, Shqipëri.

Tërmet ka pasur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili po ashtu kishte magnitudën 5.0 dhe me epiqendër në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani nuk ka pasur raportime për të lënduar e as dëme materiale.

No description available.
No description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme