Testet PCR për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mund të kthehen nëse ka rritjet të rasteve

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka takuar zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veiut, Ilir Hasani, i cili po qëndron në Prishtinë.

Zemaj ka thënë se me Hasanin diskutuan për një bashkërendim sa më të mirë që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve.

Ai ka thënë se qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR.

Postimi i plotë  i tij:

Me mikun tim, Zëvendësministrin e Shëndetësisë,  z. Ilir Hasani, e nisa javën në Prishtinë.

Teksa po pinim kafe, po flisnim për një bashkërendim sa më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19.

Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme.

Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme