Tetë të vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 30 Gus 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 8 të vdekur nga COVID-19, derisa 119 persona kanë rezultuar pozitivë nga 460 mosta bën të ditur IKSHPK-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë .

Numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste nga 50.683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 516 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Të ngjashme