Thaçi: Kam besim në Kurzin për të shtyrë përpara agjendën tonë evropiane

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 12:49 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Presidenca e BE-së nga Bullgaria dhe Samiti i Sofjes ishin një sukses i plotë dhe një hap i madh përpara drejt jetësimit të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në BE.

“E falënderoj kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për rolin dinamik në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në gjashtë muajt e fundit të kryesimit të presidencës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Ka përkujtuar se Presidencën e BE-së tani e merr një shtet tjetër, siç ka thënë ai, mik i Kosovës, Austria.

“Unë kam besim të plotë në vizionin dhe energjinë e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të shtyrë përpara agjendën evropiane të shtetit tonë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar tutje. “Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike, të nevojshme në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme