Thaçi kujton masakrën e Likoshanit dhe Çirezit

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Në 21 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,thotë se i kujtojnë të gjithë martirët dhe dëshmorët e këtyre dy fshatrave të Drenicës.

“Beteja e UÇK-së te “Lisi Gjashtënjak” me patrullat e policisë serbe ishte fillimi i largimit të shtetit serb nga Kosova. Të nxitur nga humbjet në këtë betejë, makineria policore serbe më pas kishte sulmuar familjet e pafajshme në shtëpitë e tyre”.

“ Kosova tashmë kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri. Por, vetëm sakrifica gjithëpopullore, rezistenca e UÇK-së dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe të fitoi lirinë dhe pavarësinë”, shkruan në Thaçi në Facebook.

Të ngjashme