Thaçi: Lista Serbe s’ka arsye mos ta votojë demarkacionin, jo shkëmbim territoresh

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 12:47 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Lista Serbe nuk ka arsye që të mos e votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai i bëri komentet në konferencën e përbashkët me medie me ndihmës-sekretarin e Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, raporton Ekonomia Online.

Thaçi po ashtu hodhi poshtë çdo mundësi që Kosova të hyjë në aranzhmane për shkëmbim territoresh me Serbinë, ndarje apo ndonjë lloj autonomie.

“E informova z. Mithcel për mundësitë e reja dhe angazhimet që të përmbyllet sa më shpejtë çështja e demarkacionit. Shpresoj që partnerët e koaliconit janë duke biseduar me Listën Serbe për këtë çështje. Është interes strategjik dhe shtetëror. Ju them se kjo çështje do të mbyllet në ditët e ardhshme”.

“Kosova nuk do të lejojë proces të ndarjes, shkëmbimit të territoreve apo ndonjë autonomi”.

Thaçi tha se takimi me ndihmës-sekretarin e Shtetit amerikan ka qenë konstruktiv dhe miqësor.

“Takimi ishte shumë miqësor dhe konstruktikv. E njoftova se shteti Kosovës është duke punuar që të konsolidojë shtetin. SHBA mbetet partner strategjik i Kosovës”.

“Dëshiroj të falënderoj për mbështetjen që i kushtohet Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. U zotuam se Kosova do të jetë pjesë aktive e luftës kundër terrorizmit”

Thaçi theksoi se në takimin me ndihmës-sekretarin e Shtetit amerikan kanë diskutuar edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

“Diskutuam edhe per hapat që do të ndërmarrë FSK-ja në shndërrimin në Forcë të armatosur, force multietnike. Diskutuam edhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Diskutuam edhe për ekonomi. Termocentrali ‘Kosova e Re’ do të fillojë të ndërtohet së shpejti”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/mitchell-e-quan-spekulim-pakon-katerpikeshe-per-kosoven-kerkon-te-vazhdohet-dialogu/

Të ngjashme