“Trump nuk ka asnjë plan për Ballkanin, ndryshim i kufijve do të shkaktojë luftë”

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 20:06 | Nga

Analistët amerikanë kanë thënë se administrata amerikane nuk ka një politikë të formuluar për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, ky integrim është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve, edhe pse Rusia mbetet pengesë.

Analistët pretendojnë se Brexit, kriza e migrantëve, rritja e popullizmit, ka bërë që Bashkimi Evropian të mos jetë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor.

“Anëtarësimi në NATO për vendet e rajonit është i rëndësishëm dhe duhet të bëhet në afat sa më të shkurtër, por që mund të bllokohet për shumë arsye”, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johna Hopkins”, dhe ekspert për çështjet e Ballkanit.

“Ne nuk kemi pasur një deklaratë të qartë në lidhje me Balklanin. Me këtë nuk duhet habitur, pasi administrata amerikanë ka shumë prioritete para Balkanit, por unë mendoj se kemi nevojë për diçka, antëarësimin në BE dhe NATO brenda kufijve ekzistues”, tha Serwer.

Kurse analistët gjithashtu po pretendojnë se Rusia po i shfrytëzon mediat dhe po tenton të ndikojë në këtë zonë.

“Ne e shohim një fuqi shumë intensive dhe të financuar mirë, një luftë të informacionit nga Federata ruse. Sputnik është shumë aktiv, gjithashtu edhe Russia Today. Ka organizata të ndryshme joqeveritare të financuara nga Rusia”, ka thënë analistti Ross Johnson.

Ai pret që Federata ruse të vazhdojë të ndikojë në rajon, por nuk dihet se a do të kenë sukses këto ndikime.

“Një shembull i trajtimit të problemit është bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ka shumë ushtrime të përbashkëta dhe aktivitete që lidhen me NATO-n, por pra në media merr publicitet më të madh Rusia. SHBA ka nevojë për diplomaci më të mirë”, tha Johnson.

Rusia është akuzuar disa herë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme