Ulja e numrit të rasteve pozitive, a do të ketë lirim të masave javën që vjen

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Gjatë javës që po vjen, do të bëhet vlerësimi dhe rishikimi i masave aktuale anti-Covid që janë momentalisht në fuqi.

Mësohet se nuk pritet të ketë lehtësim të masave, ani pse lakorja e rasteve pozitive me koronavirus gjatë ditëve të fundit ka pësuar rënie.

“Gjatë javës do të bëhet vlerësimi i masave aktuale. Kategorizimi i komunave ka pasur sukses në uljen e numrit të rasteve pozitive, por nuk pritet të ketë lirim të masave. Tani i kemi edhe shkollat, do të fillojë mësimi më 18 janar. Pavarësisht rënies së numrit të rasteve pozitive, duhet të kemi kujdes të mos rritet numri”, kanë thënë burime të Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Express.

Masat anti-Covid që janë aktualisht kanë hyrë në fuqi nga 23 dhjetori i vitit që lamë pas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme