“Unë po pi kafe me Florentin”, Gjini: S’duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Pas debatit se një restorant në Gjakovë nuk iu shërbeu disa personave të cilët i përkisnin komunitetit RAE, kryetari i sapozgjedhur i kësaj komune, Ardian Gjini, tha se nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi.

Ai postoi një fotografi krah një djali që quhet Florent, i cili i përket këtij komuniteti, teksa po pinin kafe në një kafeteri në Gjakovë.

Gjini tha se Florenti është djalë i jashtëzakonshëm dhe mbështetësi i tij në zgjedhjet e fundit.

“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi. Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!”, shkruan ai në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme