Urdhri Presidencial “Hasan Prishtina” i ndahet atdhetarëve Fetah Bogiqi, Hamdi Grudës dhe Osman Jashari

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 16:27 | Nga

Në Kuvendit Komunal në Drenas, në një ceremoni të organizuar nga Komuna dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, i është ndarë Urdhri “Hasan Prishtina” familjarëve të tre atdhetarëve, Fetah Bogiqi, Hamdi Gruda dhe Osman Jashari.

Ne këtë eveniment kanë marr pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Ismail Syla, familjarë të atdhetarëve dhe qytetarë.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, ka thënë se përmes dekoratës presidenciale, po nderohen tre veprimtarët e shquar të historisë së Drenicës për veprimtarin e tyre të atdhedashurisë dhe sakrificës qe ne sot te jemi te lirë.

Ne emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, urdhrin “Hasan Prishitna” i ka ndarë këshilltari i Presidentit, Ismail Syla.

Ndërsa një historik për jetën dhe veprimtarin atdhetare të Hamdi Grudës, Osman Jasharit dhe Fetah Bogiqit, ka folur historiani Hamdi Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme